Izet Mexhiti: 2 Maji, simbol i qëndresës dhe shpalljes së Karadakut Zonë e Lirë

1 Min. Leximi

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka përkujtuar 2 Majin si një nga momentet më domethënëse të historisë, duke e cilësuar si ditën kur Karadaku u shpall Zonë e Lirë, simbol i qëndresës dhe vendosmërisë për liri.

Në një reagim publik, Mexhiti tha se ajo periudhë ishte e mbushur me sfida, por edhe me guxim të madh të njerëzve që nuk u dorëzuan përballë vështirësive.

“2 Maji mbetet një nga momentet më domethënëse të historisë sonë, dita kur Karadaku u shpall Zonë e Lirë, si simbol i qëndresës dhe vendosmërisë për liri”, deklaroi Mexhiti.

Ai theksoi se sakrificat e asaj kohe hapën një kapitull të ri shprese dhe dinjiteti për vendin.

“Nëpërmjet sakrificës së tyre u hap një kapitull i ri shprese dhe dinjiteti për këtë vend”, u shpreh ai.

Mexhiti shtoi se kjo ditë duhet të kujtohet me respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në atë periudhë.

“Sot e kujtojmë këtë ditë me respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që kontribuuan në atë rrugëtim, duke na lënë trashëgimi lirinë që e gëzojmë sot. Lavdi dhe nder për të gjithë të rënët dhe përjetësisht respekt për historinë tonë”, theksoi ai.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull