Të dy drejtuesit shtetërorë theksuan rëndësinë e vazhdimit të përpjekjeve për përmirësimin e kushteve të punës dhe forcimin e mirëqenies sociale, duke bërë thirrje për respekt dhe vlerësim më të madh të punëtorëve në shoqëri.
“1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punës, është një ditë kushtuar të gjithë atyre që me punën, dijen, përkushtimin dhe përgjegjësinë e tyre kontribuojnë çdo ditë në zhvillimin e shoqërisë sonë. Të drejtat e punëtorëve, puna e dinjitetshme, drejtësia sociale dhe mundësitë e barabarta nuk janë vetëm vlera që duhet t’i festojmë, por edhe detyrime drejt të cilave duhet të synojmë vazhdimisht. Të gjithë punëtorëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut u shpreh urimet e mia të sinqerta dhe mirënjohjen për kontributin e tyre. Puna juaj është themeli i përparimit ekonomik, i stabilitetit të familjeve dhe i së ardhmes së shtetit. Si institucione, kemi përgjegjësi të vazhdojmë të krijojmë kushte për punë të sigurt, të drejtë dhe dinjitoze, në të cilën çdo njeri do të jetë i respektuar, i mbrojtur dhe i vlerësuar në mënyrë të duhur. Në emrin tim personal dhe në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ju uroj shëndet të mirë, mirëqenie dhe shumë suksese në planin personal dhe profesional”, thuhet në reagimin e Gashit.

