Shkodran Alili ka njoftuar se Muhamed Sejdini do të mbrohet në liri, duke e cilësuar këtë si një moment gëzimi pas 92 ditësh.
Në reagimin e tij publik, Alili falënderoi të gjithë ata që, sipas tij, i kanë qëndruar pranë Sejdinit me mbështetje dhe solidaritet gjatë gjithë kësaj periudhe. Ai theksoi se besimi në drejtësi nuk u lëkund asnjëherë, duke shtuar se Sejdini e përballoi këtë sfidë me dinjitet dhe vendosmëri.
“E drejta vonon, por nuk harron”, shkroi Alili, duke e cilësuar vendimin si dëshmi se drejtësia, besimi dhe qëndrueshmëria triumfojnë në fund.
Ai e përmbylli mesazhin me fjalët: “Mirë se vjen në liri, Met!”, duke shprehur gëzimin për vendimin që Muhamed Sejdini të mbrohet në liri.

