Drejtori i Klinikës për Fëmijë, Rexhep Memedi, ka vizituar Komunën e Haraçinës, ku ka shprehur vlerësim të lartë për punën dhe angazhimin e kryetarit Daut Beqiri gjatë nëntë muajve të mandatit.
Memedi, gjatë vizitës, ka shprehur respekt dhe mirënjohje për Beqirin, duke vlerësuar punën e palodhshme dhe rezultatet e arritura në shërbim të banorëve të Haraçinës.
“Vizitë në Haraçinë, në shenjë respekti dhe mirënjohjeje ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës, mikut tim Daut Beqirit, për punën e palodhshme dhe sukseset e arritura në shërbim të të gjithë banorëve në këto 9 muaj mandat!”, ka shkruar Memedi.
Vizita vjen në një periudhë kur Komuna e Haraçinës ka prezantuar një sërë projektesh dhe investimesh, me fokus në përmirësimin e shërbimeve dhe kushteve për banorët.

