Në muajin shkurt të vitit 2026 paga mesatare mujore neto në Maqedoni të Veriut ishte 46 159 denarë (748.83 Euro), thonë të dhënat e reja të entit statistikor të vendit.
Në muajin shkurt të vitit 2026, krahasuar me muajin shkurt të vitit 2025, paga mesatare mujore neto për të punësuar ishte më e lartë për 7.2%.
“Kjo rritje ka ardhur si rezultat i, para së gjithash, rritjes së pagës mesatare mujore neto për të punësuarit në sektorët: Shërbime administrative dhe mbeshtetëse për 12.3 %, Minierat dhe guroret (industria nxjerrëse) për 10.6 % dhe Furnizimi me ujë; kanalizimi, veprimtaritë e menaxhimit dhe të trajtimit të mbeturinave për 9.4 %,” tha enti statistikor.
Sipas entit, rënie e pagës mesatare mujore neto për të punësuar në muajin Shkurt krahasuar me muajin Janar, është vënë re në sektorët: Bujqësia, pylltaria dhe peshkimi për 5.7 %, Veprimtaritë të tjera shërbimi për 5.0 % dhe Arte, argëtim dhe rekreacion për 4.6%.

