Me 81 vota “për” dhe asnjë kundër apo të përmbajtur, Kuvendi në seancën e 97-të të sotme mori vendim për dërgim në lexim të dytë të Propozim-ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publikë.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Alen Dereban, në sqarimin e tij para deputetëve, theksoi se me Propozim-ligjin po vendosen risitë thelbësore që synojnë fuqizimin e pavarësisë, profesionalizmit dhe transparencës në punën e Këshillit të Prokurorëve Publikë dhe të Prokurorisë në tërësi.
“Ndër zgjidhjet kryesore janë: kritere të qarta dhe të matshme për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit; detyrimi për shpjegim të plotë dhe të argumentuar të vendimeve; zbatim konsistent i sistemit të meritës gjatë përzgjedhjes, ngritjen në detyrë dhe shkarkimit; transparencë më e madhe përmes seancave publike dhe publikimit të vendimeve; procedurë disiplinore dy-nivelëshe dhe mbrojtje e siguruar gjyqësore; procedura dhe afate për shkarkim dhe një rol i forcuar i Këshillit në përzgjedhjen dhe shkarkimin e Prokurorit Publik”,tha zëvendësministri.
Sipas Dereban, këto zgjidhje synojnë të vendosin rregulla të qarta, të zvogëlojnë mundësinë e arbitraritetit dhe të rrisin besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.
“Ligji është pjesë e një procesi më të gjerë reformash dhe është në përputhje me standardet evropiane, gjë që përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në procesin e integrimit evropian”, tha zëvendësministri Dereban.
Në lexim të dytë u dërgua edhe Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurimin Shëndetësor, me të cilin bëhet harmonizimi me Ligjin për Mbrojtje Ndërkombëtare dhe të Përkohshme, i cili përcakton se personat nën mbrojtje të përkohshme kanë të drejtë qëndrimi dhe kujdesi në Republikën e Maqedonisë së Veriut në përputhje me mundësitë ekonomike të vendit dhe me dispozitat e Ligjit për Nëpunësit Administrativë, i cili do të harmonizojë vendet e punës të të punësuarve në Fondin e Sigurimit Shëndetësor që kanë statusin e nëpunësve administrativë.
“Kuvendi e përfundoi shqyrtimin e Raportit Vjetor për punën e Agjencisë Operativo-Teknike për vitin 2025 dhe miratoi Programin për shënimin e përvjetorëve jubilarë të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të shquara në vitin 2026.”
“Deputetët dhanë mbështetje për Planin Financiar për vitin 2026 të Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Menaxhim të Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për Vendimin për përcaktimin e përqindjes së përfshirjes nga të ardhurat totale vjetore për Financimin e punës së Komisionit Rregullator për Energjetikë, Shërbime Uji dhe Shërbime të Menaxhimit të Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2026, për Vendimin për publikimin e konkursit publik për zgjedhjen e anëtarit të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, për për emërimin e drejtorit të Agjencisë për Mbrojtjen e të Drejtës për Qasje të Lirë në Informacione me Karakter Publik, dhe për Vendimin për shpalljen e konkursit publik për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Shtetëror për Parandalimin e Delikuencës së Fëmijëve dhe Drejtësinë për Fëmijët –
Kuvendi e përfundoi debatin e përgjithshëm për nenet 22, 45, 61, 62, 64, 75, 89, 95, 96, 97 dhe 101 të Propozim-ligjit të plotësuar për Prokurorinë Publike në lexim të dytë.

