Trençevska: Mickoski të raportojë veten në NATO dhe BE për përçarjet dhe destabilizimin

2 Min. Leximi

Jovanka Trençevska nga LSDM sot ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski për përçaje dhe destabilizim në vend.

Ajo tha se Hristijan Mickoski është vetë përçarës dhe destabilizues.

“Duhet të gjendet një zgjidhje për këtë çështje dhe gjuha nuk është problem në shekullin e 21-të. Patjetër duhet të gjendet një zgjidhje në mënyrë që të gjithë të mund të gëzojnë të drejtat themelore të njeriut për atë që është në përputhje me ligjin.
Megjithatë, çfarë është problem dhe se frymëzuesit kryesorë të të gjitha këtyre përçarjeve janë Mickoski dhe Qeveria. Sot dëgjuam në media se ai do të raportojë në NATO dhe BE për këtë. Le t’i themi Mickoskit të raportojë si në NATO ashtu edhe në BE, sepse ai po destabilizon situatën në vend.

Këto çështje ishin çështje të mbyllura, por meqenëse qeveria e Mickoskit dhe qeveria e OBRM-PDUKM-së janë në pushtet, po ngrihen përsëri pyetje për përçarjet”, shtoi Trençevska.

Mickoski më herët tha se dje pamë aktivistë dhe funksionarë të lartë të opozitës që ishin në protestë, dhe asaj i dhanë edhe konotacion politik, dhe për këtë i kemi informuar aleatët tanë edhe në NATO, por edhe aleatët tanë në BE, për përpjekje të opozitës që në një mënyrë të bëj destabilizim.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull