Nga gjashtë shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi tash për tash e ka pagën më të lartë mesatare e cila në këtë shtet në Janar 2026 ishte 1026 Euro, sipas të dhënave të entit statistikor të këtij vendi.
Serbia pason me 1008 Euro. Bosnja e Hercegovina (BeH) është e treta me 854.4 Euro.
Maqedonia e Veriut renditet e katërta me 756,26 Euro pagë mesatare neto në Janar 2026.
Paga mesatare neto Kosovë në vitin 2024 ishte 552 euro. Nuk ka ndonjë të dhënë nga enti i statistikave të Kosovës për pagë mesatare neto për Janar 2026 apo pér vitin 2025.
Shqiperia nuk të dhëna për pagën mesatre neto, por vetëm bruto për dhjetor 2025 e dila ishte 86.984 lek, e cila asaj kohe kishte vlerën e rreth 800 euro.

