Aksident fatal në rajonin e Shkupit, ndërroi jetë 52-vjeçari

1 Min. Leximi

Mbrëmë në Marino të komunës së Ilindenit, një automjet “Kia” goditi këmbësorin O.M. (52) nga Shkupi, i cili ndërroi jetë në vendngjarje. Shoferi A.A. (21) u arrestua dhe automjeti u konfiskua për ekspertizë. Rasti po hetohet nga policia dhe prokuroria.

“Më 24.03.2026, në orën 23:20, në SPB-Shkup është raportuar se në rrugën “500” në fshatin Marinë, komuna Ilinden, një automjet “Kia” me targa të Shkupit, i drejtuar nga A.A. (21), goditi këmbësorin O.M. (52), të dy nga Marina. Në aksident, për shkak të plagëve të marra, O.M. vdiq në vendngjarje, dhe mjeku i Ndihmës së Shpejtë konstatoi vdekjen. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik, trupi i të ndjerit u dorëzua për obduksion, automjeti u konfiskua për ekspertizë, ndërsa shoferi A.A. u arrestua dhe u mbajt në Stacionin Policor Gazi Baba. Është realizuar inspektimi nga ekipi i inspektues i SPB Shkup, dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ndiqet padi e përshtatshme.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull