Shëndetësia për drejtësinë, integrimet në BE për sportin, socialja për kulturën, si dhe vendi i Ivan Stoiljkoviq në Ministrinë për Marrëdhënie me Komunitetet për VLEN, sipas informacioneve të TV 24 kjo është përcaktuar fillimisht pas takimit të djeshëm mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe dyshes Izet Mexhiti e Bilall Kasami. Për më tepër, tek VLEN mbeten edhe ekonomia dhe mjedisi, të cilat nuk kanë hyrë fare në negociatat për rotacion. Edhe pse nga VLEN kanë insistuar për arsimin, kryeministri ka qenë i prerë se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ky resor, i cili mbetet tek ministrja Vesna Janevska, raporton TV24. Emri që përflitet për minister shëndetësie është drejtori aktual i spitalit 8 shtatori, Sinisha Stojanoski.
“Rikonstruimi”/ VMRO do të udhëheq me Shëndetësinë, ja kush pritet të jetë ministër

Ndani këtë artikull
Abonohu
Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!
Na ndiqni
Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Buletini javor
Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!
Lajme popullore
- Reklamim -


