Arsenali e ka fituar derbin e madh anglez ndaj Liverpoolit dhe i është afruar kreut të tabelës në vetëm dy pikë. “Revolveristët” shkëlqyen të dielën në “Emirates” dhe fituan ndaj Liverpoolit me rezultatin 3:1.
Ndeshja i ka takuar xhiros së 23-të të Premier Leagues angleze.
Bukayo Saka e hapi serinë e golave në minutën e 14-të. Gabriel më pas shënoi autogol për barazimin e rezultatit në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë. Gabriel Martinelli shfrytëzoi gabimin e portierit Alisson dhe qendërmbrojtësit Virgil van Dijk, për ta kaluar sërish skuadrën e tij në epërsi prej një goli.
Dhe në minutën e dytë të kohës shtesë, shënoi edhe Leandro Trossard, për fitoren e madhe të Arsenalit.
Liverpooli, pavarësisht disfatës, prinë në tabelë me 51 pikë pas 23 ndeshjeve. Arsenali është i dyti me 49 pikë. Manchester City dhe Aston Villa zënë pozitën e tretë dhe të katërt me nga 46 pikë. City ka dy ndeshje më pak të luajtura.