Pak qaste më parë në mënyrë ekskluzive portali 3shi.net informoi se në mbledhjen e sotme kryesia e Alternativës, është autorizuar kryetari Bekim Sali, të vazhdojë bisedimet në mënyrë që VLEN të bëhet një parti.
Kjo u konfirmuar edhe në komunikatën e lëshuar për media nga Alternativa.
“Sonte, në mbledhjen radhës të Kuvendit Qendror të Alternativës, mes tjerash, është diskutuar edhe për çështjen e unifikimit të subjektit politik VLEN.
“Me këtë rast, pas informimimit që e bëri kryetari i Alternativës, Bekim Sali, për bisedimet e deritanishme për këtë temë, si dhe pas një diskutimi të gjatë dhe shterues, Kuvendi Qendor i Alternativës – në mënyrë unanime – i mori këto vendime:
Kuvendi Qendror i Alternativës merr vendim që Alternativa të bashkohet në subjektin e ri politik VLEN.
Kuvendi Qendror merr vendim që – deri në epilogun e unfikimit të VLEN-it – të pushojnë të gjitha organet e Alternativës.
Kuvendi Qendror sugjeron që, para nënshkrimit të marrëveshjes përfundimtare për unifikimin e VLEN-it në një subjekt politik, të detajohen edhe të drejtat dhe detyrimet e secilit organ të partisë së ardhshme VLEN.
Kuvendi Qendror i Alternativës e autorizon kryetarin e partisë, Bekim Sali, që t’i vazhdojë negociatat për unifikimin e VLEN-it, duke e pasur mandatin e plotë për secilin vendim”, thuhet në komunikatën e Alternativës.
Konfirmohet lajmi ekskluziv i 3-shi.net: Alternativa do të bashkohet në partinë e re VLEN

Ndani këtë artikull
