Sot janë paguar mbi 280 milionë denarë për më shumë se 4.700 përfitues, në kuadër të programeve për mbështetje financiare në bujqësi.
Nga shuma totale, 269.947.935 denarë janë paguar për 4.545 përfitues, deri në muajin qershor, në bazë të Masës 2.3 – pagesa direkte për qumësht të prodhuar dhe të dorëzuar të lopës, deles dhe dhisë nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2025.
3.746.560 denarë janë paguar për 167 përfitues në bazë të Masës 2.6 – pagesa shtesë direkte nga nënmasa 2.5 për krerë gjedhi të rritur ose të therur në kapacitete të regjistruara-thertore, në përputhje me Programin për vitin 2024.
Në kuadër të Masës 2.16, janë paguar 7.968.320 denarë për pagesa direkte për zogj njëditorë broilerë të prodhuar ose të shitur dhe pula njëditore për vezë, gjithashtu nga Programi për vitin 2024.
Mbështetja për bujqit vazhdon, së bashku punojmë për zhvillim të qëndrueshëm të bujqësisë në Maqedoni.
Ministria e Bujqësisë: Janë paguar mbi 280 milionë denarë për më shumë se 4.700 përfitues

Ndani këtë artikull
