Sali në “Ramadan Talks 2026”: Ramazani është kohë reflektimi dhe afrimi mes njerëzve

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, mori pjesë në një sesion diskutimi në kuadër të programit Ramadan Talks 2026, të organizuar nga Fondacioni për Studime Ballkanike, ku u trajtua roli i muajit të Ramazanit në forcimin e solidaritetit dhe unitetit në shoqëri.

Në sesionin me temë “Ramazani dhe Ne: Perspektiva nga Përvoja të Ndryshme”, të moderuar nga Metin Xhelil, Sali theksoi rëndësinë e këtij muaji të shenjtë për reflektim dhe afrimin mes njerëzve.

“Muaji i bekuar i Ramazanit është një kohë reflektimi, solidariteti dhe afrimi mes njerëzve,” shkroi Sali në njoftimin e tij.

Ai shtoi se përveç dimensionit shpirtëror individual, Ramadan ka edhe një rol të rëndësishëm në forcimin e vlerave shoqërore.

“Ramazani, përveç dimensionit shpirtëror individual, forcon edhe ndjenjën e solidaritetit, përgjegjësisë dhe unitetit në shoqëri,” theksoi zëvendëskryeministri i parë.

Sali gjithashtu falënderoi organizatorët për ftesën dhe mikpritjen, veçanërisht kryetarin e fondacionit, Sevba Abdulla, për organizimin e aktivitetit që synon të nxisë dialog dhe reflektim mbi vlerat e Ramazanit në shoqëri

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull