Klinika për sëmundje të fëmijëve-Shkup, Departamenti i Psikofiziologjisë informon se ka përfunduar rinovimin e ambienteve që ka marë në përdorim brenda qendrës Majçin Dom, ku janë zgjëruar kapacitetet e saj hapësinore, duke përmirësuar ndjeshëm kushtet e punës dhe ofrimin e shërbimeve për fëmijët me vështirësi në zhvillim dhe familjet e tyre.
Zgjerimi mundëson organizim më të mirë të aktiviteteve diagnostikuese dhe terapeutike, si dhe ofron mbështetje profesionale më gjithëpërfshirëse në fushën e zhvillimit të fëmijës. Ambientet e reja ofrojnë një mjedis më të këndshëm dhe funksional për punën e ekipit profesional dhe për qëndrimin e pacientëve.
Ky hap përfaqëson një kontribut të rëndësishëm në përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së kujdesit shëndetësor, me fokus në zbulimin e hershëm, ndërhyrjen në kohë dhe kujdesin gjithëpërfshirës për shëndetin mendor dhe zhvillimor të fëmijëve me ngecje në zhvillimin psikomotorik dhe autizëm.
Ky rinovim i këtyre ambienteve në Shtëpinë e Nënës u realizua falë donacioneve. Klinika e Sëmundjeve të Fëmijëve në Shkup shpreh mirënjohje të sinqertë për të gjithë donatorët dhe individët që, me mbështetjen e tyre, kontribuan në realizimin e kësaj iniciative të rëndësishme.

