Zv/kryeministri i parë Bekim Sali në takim me përfaqësuesen e KE-së për Agjendën e Reformave

1 Min. Leximi

Zv/kryeministri i parë Bekim Sali, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me Sigrid Brettel nga KE, ku është diskutuar për zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor.
“Sot zhvillova një takim me Sigrid Brettel nga Komisioni Evropian (DG ENEST), ku diskutuam për progresin në zbatimin e Agjendës së Reformave në kuadër të Planit të Rritjes të BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Në një periudhë kur po hyjmë në një fazë kyçe të zbatimit të reformave, mbetemi plotësisht të përkushtuar për përmbushjen e obligimeve dhe përshpejtimin e dinamikës reformuese.
Bashkëpunimi i ngushtë me Komisionin Evropian dhe partnerët nga BE-ja mbetet thelbësor për përparimin e Maqedonisë së Veriut në rrugën evropiane”, ka shkruar zv/kryeministri i parë Bekim Sali.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull