Drejtori i Inspektoratit të Punës Gani Maksuti ka njoftuar se s=ot në Këshillin Social Ekonomik, së bashku me Kryeministrin e vendit Hristijan Mickoski dhe Ministrin e Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, ka prezantuar raportin e Inspektoriatit Shtetëror të Punës.
“Mbi 26 mijë kontrolle të realizuara gjatë vitit që lamë pas janë një dëshmi e qartë se ne kujdesemi për punëtorët, për mbrojtjen dhe sigurinë në vendin e punës, si dhe për garantimin e të drejtave të tyre.
Si Inspektoriat Shtetëror i Punës, ne do të vazhdojmë me përkushtim të plotë të forcojmë mbikëqyrjen, të rrisim transparencën dhe të veprojmë pa kompromis ndaj çdo shkeljeje të ligjit, me qëllim ndërtimin e një tregu pune më të sigurt, më të drejtë dhe më dinjitoz për të gjithë punëtorët”, ka shkruar drejtori Maksuti.
Gani Maksuti: Mbi 26 mijë kontrolle të realizuara vitin e kaluar, dëshmi se kujdesemi për punëtorët

Ndani këtë artikull
