Kasami: Vizita e Begajt në Tetovë dëshmi e vëmendjes së Shqipërisë ndaj bashkëpunimit me shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

1 Min. Leximi

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami, ka pritur presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, në një vizitë zyrtare në qytet, duke e cilësuar takimin si një moment të rëndësishëm për forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.

“Me shumë kënaqësi e mirëpritëm në Tetovë Presidentin e Shqipërisë, Sh.T. Bajram Begaj”, ka theksuar Kasami.

Ai bëri të ditur se gjatë takimit është biseduar për raportet dypalëshe dhe të ardhmen evropiane të përbashkët.

“Biseduam për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe perspektivën e përbashkët europiane”, u shpreh ai.

Sipas Kasamit, Tetova mbetet një pikë kyçe e bashkëpunimit në disa fusha.

“Tetova gjithmonë ka qenë një urë e rëndësishme bashkëpunimi kulturor, arsimor dhe kombëtar, dhe vizita e Presidentit është dëshmi e vëmendjes që ka Shqipëria ndaj këtij bashkëpunimi”, theksoi kryetari i Tetovës.

Në fund, ai nënvizoi angazhimin për thellimin e mëtejshëm të lidhjeve mes shqiptarëve.

“Do të jemi gjithmonë këtu për të forcuar edhe më shumë lidhjet vëllazërore mes shqiptarëve!”, deklaroi Kasami.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull