Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, intervistën e radhës e ka dhënë për emisionin 1+1 në RTVM 2.
Sali i pyetur se cili model i shndërrimit të VLEN-it në parti është më i miri, ka theksuar se ata kanë propozuar modelin me rotacion të kryetarit.
“E dini se ne kemi propozuar modelin me rrotacion. I cili do të ishte përsëri gjithëpërfshirës, i barabartë për të gjithë faktorët të cilët e përbëjnë VLEN-in. Mirëpo, do të shohim a do të jetë model i kapur nga të gjithë aktorët brenda VLEN-it. ”, deklaroi Sali.

