Ka vdekur Sanije Musa, ish-pjesëtarja e UÇK-së në Brigadën 141 “Mehë Uka”.
Lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati, ku shprehu ngushëllime familjes, teksa theksoi se e ndjera do të kujtohet gjithmonë si një luftëtare e lirisë.
“Do të kujtohet gjithmonë si një luftëtare e lirisë dhe një grua me vlera të larta njerëzore. Ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve! Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, shkroi Gucati në Facebook. /Zëri

