Pesë vite nga tragjedia në Spitalin Modular në Tetovë ku humbën jetën 14 persona

1 Min. Leximi

Sot mbushen pesë vite nga zjarri në spitalin modular në Tetovë, ku vdiqën 14 persona dhe u lënduan dhjetëra të tjerë.

Nga viktimat, 12 ishin pacientë që po trajtoheshin për Covid-19, dhe dy ishin të afërm të tyre të ngushtë.

Pas një gjyqi të gjatë, drejtorët e spitalit të Tetovës, Florian Besimi dhe Artan Etemi, u dënuan me tre vite burg për krime të rënda kundër sigurisë publike, ndërsa personi juridik Spitali Klinik u gjobit me një milion e treqind mijë euro.

Në gusht të këtij viti, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PPO GOKK) mbylli hetimin për prokurimin publik në lidhje me ndërtimin e 19 spitaleve modulare në Maqedoni, duke vlerësuar se nuk ka baza për dyshim për keqpërdorim

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull