Ibrahimi rikujton 6 tetorin 1992 dhe kritikon glorifikimin e Fërçkovskit

1 Min. Leximi

Ish kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar me një status emocional duke kujtuar ngjarjet e 6 tetorit 1992 në Shkup.

Ai thotë se atë ditë, si nxënës i gjimnazit “Zef Lush Marku”, mezi arriti të kthehej në shtëpi pasi situata u tensionua pas një incidenti në Bitpazar, ku sipas tij policia, nën drejtimin e ministrit të atëhershëm të Brendshëm Ljubomir Frčkovski, kishte rrahur një të ri shqiptar. Pas reagimeve të qytetarëve, atë mbrëmje mbetën të vrarë tre shqiptarë dhe një grua maqedonase.

Ibrahimi kritikon ashpër ata që, sipas tij, sot e paraqesin Fërçkovskin si figurë pozitive, duke thënë se kjo nënçmon shqiptarët e ndërgjegjshëm në vend.

Në fund të reagimit ai bën edhe një krahasim historik me Enver Hoxha dhe mbyll me një thirrje publike drejtuar ministres së Jashtme të Shqipërisë Elisa Spiropali.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull