Maqedonia e Veriut forcon partneritetin ekonomik me SHBA-të, Durmishi: Hap i rëndësishëm për modernizimin e ekonomisë

1 Min. Leximi

Ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Besar Durmishi, e ka vlerësuar si hap të rëndësishëm marrëveshjen e arritur ndërmjet Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut për tregti reciproke dhe bashkëpunim energjetik.

Sipas Durmishit, kjo marrëveshje forcon partneritetin strategjik mes dy vendeve dhe hap rrugë për modernizimin e mëtejshëm të ekonomisë vendore. Ai theksoi se eliminimi i tarifave doganore për mallrat amerikane në tregun e Maqedonisë së Veriut përfaqëson një sinjal të qartë për hapje, konkurrencë dhe integrim më të thellë në tregjet globale.

“Një ekonomi e hapur dhe konkurruese krijon kushte për rritje më të qëndrueshme, përmirësim të standardeve dhe nxitje të investimeve të huaja,” ka deklaruar ministri Durmishi.

Ai shtoi se kjo arritje pritet të fuqizojë klimën e biznesit, të rrisë konkurrueshmërinë e ekonomisë dhe të krijojë perspektivë më të madhe për punësim dhe zhvillim ekonomik në vend.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull