Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se sot, në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ka caktuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës.
Përmes njoftimit zyrtar, ajo i ka uruar suksese në procesin e formimit dhe udhëheqjes së ekzekutivit, duke theksuar rëndësinë e punës në shërbim të qytetarëve dhe të interesit shtetëror.
“Uroj që Qeveria e re të ketë punë të mbarë dhe vendimmarrje në dobi të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj”, thuhet në mesazhin e Presidentes.

