-Deputetët duan që punëtorët, votuesit e tyre të jetojnë dhe të fundosen në varfëri, tha kreu i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafillov gjatë bllokadës së rrugëve që të çojnë në Kuvend, përcjell TV21. Trendafillov tha se deputetët po e bllokojnë propozimin për rritje të pagës minimale dhe rritje të pagave të tjera për së paku 100 euro.
“Dy vjet po e bllokojnë propozimin e LSM-së për rritjen e pagave të punëtorëve, ose rritjen e pagës minimale dhe rritjen e pagave të tjera për së paku 6,000 denarë. Siç premtuam, sot me 21 persona, në dy lokacione, i bllokojmë që mos të mund të vijnë në punë me veturat e tyre. Të mos mund të paguajnë shpenzime për transport sikur harxhojnë kerozinë, të vijnë në këmbë ose me transport publik në punë. Informacionet e mija janë se deputetët janë zgjuar herët në mëngjes, erdhën para orës 9 në punë, vetëm që mos të përballen me punëtorët në rrugë, sepse kanë turp nga ata. Kanë turp nga votuesit e tyre sepse refuzojnë ta rrisin pagën e punëtorit, ndërsa nga ana tjetër paga e deputetit do të rritet jo për 9,2%, siç e llogarit guvernatori i Bankës Popullore, por për 12,6. Për shkak se Gjykata Kushtetuese me shumë gjasa do ta shfuqizojë dekretin e vitit të kaluar të qeverisë. Që tregon se në 100-120 mijë denarë, marrin 21% rritje page. Që të jetë turpi më i madh, janë të gatshëm pagat e tyre, t’i ulin për 9% , që të mos rriten, vetëm që mos të rriten pagat e punëtorëve”, tha Trendafillov.
Trendafillov: Deputetët erdhën para orës 9 në punë, vetëm që mos të përballen me punëtorët!

Ndani këtë artikull
