Drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen e Librave Amë në Maqedoninë e Veriut, Faton Fazliu, ka njoftuar për avancimin e 15 punëtorëve në kuadër të Librave Amë.
“Pas një periudhe të gjatë, sot pata kënaqësinë e veçantë të ndaj avancime për pesëmbëdhjetë (15) të punësuar në kuadër të Librave Amë.
Ky moment përfaqëson jo vetëm një arritje institucionale, por edhe një vlerësim të merituar për përkushtimin, profesionalizmin dhe punën e palodhshme të secilit prej tyre ndër vite.
Avancimet nuk janë thjesht tituj, por dëshmi konkrete se puna e ndershme dhe angazhimi i vazhdueshëm njihen dhe vlerësohen.
Për mua personalisht, kjo është një motiv shtesë dhe një përgjegjësi më shumë për të vazhduar me vendosmëri edhe gjatë këtij viti me avancime të tjera, duke krijuar mundësi të barabarta që çdo punëtor të arrijë titullin që e meriton me dinjitet”, ka shkruar drejtori Fazliu.
Drejtori Fazliu njofton avancimin e 15 punëtorëve në Librat Amë

Ndani këtë artikull
