“Jurisprudenca”, Azizi: Po korrigjojmë padrejtësitë historike ndaj shqiptarëve, procesi vazhdon

1 Min. Leximi

Deputeti i koalicionit VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar përmes një shkrimi publik lidhur me zhvillimet e fundit politike, duke theksuar se po realizohen zotimet e dhëna ndaj qytetarëve dhe se ka nisur korrigjimi i padrejtësive historike ndaj shqiptarëve.

“Siç e thamë para gati një jave, ashtu edhe u bë. Një nga një po i përmirësojmë padrejtësitë historike që u janë bërë shqiptarëve në dekadat e fundit. Vazhdojmë!”, ka shkruar Azizi.

Ai shkrimit i ka bashkëngjitur edhe një fotografi të një deklarate të kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për hapa konkretë institucionalë në këtë drejtim.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull