Spiropali falënderon Bekim Salin për angazhimin që provimi i jurisprudencës të realizohet në gjuhën shqipe

1 Min. Leximi

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar lidhur me kërkesat e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për përdorimin e gjuhës shqipe në kuadër të provimeve dhe procedurave zyrtare.

Përmes një deklarate publike, ajo përgëzoi studentët për, siç u shpreh, angazhimin qytetar dhe mënyrën demokratike të artikulimit të kërkesave të tyre, duke theksuar se përdorimi i gjuhës shqipe duhet të jetë në përputhje me të drejtat e garantuara nga Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi.

Spiropali vlerësoi edhe qasjen e institucioneve të Maqedonisë së Veriut ndaj kësaj çështjeje, duke përmendur në veçanti kryeministrin Hristijan Mickoski dhe zëvendëskryeministrin Bekim Sali për gatishmërinë për trajtim serioz dhe institucional të kërkesës.

Sipas saj, dialogu dhe zgjidhjet përmes institucioneve mbeten mënyra më e qëndrueshme për të forcuar besimin dhe standardet demokratike në vend.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull