Sali: Rihapja e hapësirave të Institutit të Transfuzionit në Tetovë rrit cilësinë e shërbimeve për rajonin

1 Min. Leximi

Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, njoftoi rihapjen e hapësirave të rikonstruara të Institutit për Mjekësi të Transfuzionit në Tetovë, duke theksuar rëndësinë e investimeve në sektorin e shëndetësisë për përmirësimin e kushteve të punës dhe trajtimit mjekësor.

Sali bëri të ditur se rihapja u realizua në prani të Ministrit të Shëndetësisë, Azir Aliu, Drejtorit të Institutit për Mjekësi të Transfuzionit, Amir Elezi, dhe Drejtorit të Spitalit Klinik të Tetovës, Dr. Erzen Elezi.

“Me kënaqësi, rihapëm hapësirat e rikonstruara të Institutit për Mjekësi të Transfuzionit në Tetovë”, deklaroi Sali, duke shtuar se “investimet në shëndetësi fillojnë nga krijimi i kushteve dinjitoze për punë dhe shërbime”.
Ai theksoi se Tetova ka rol të rëndësishëm si qendër rajonale shëndetësore. “Tetova shërben si qendër rajonale, duke përfshirë edhe Gostivarin, Kërçovën dhe Strugën, dhe mundëson shërbime më të mira për gjithë rajonin”, u shpreh ai.

Sipas tij, ekzekutivi do të vazhdojë të investojë në këtë sektor. “Qeveria mbetet e përkushtuar për të investuar në shëndetësi dhe për të siguruar kushte të përshtatshme për trajtim mjekësor”, thuhet në njoftim.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull