Shefi i kabinetit të zëvendëskryeministrit të parë, Bekim Sali, Afan Elezi, ka ngritur pretendime për lidhjet e familjarëve të Ali Ahmetit me Alta Bankën në Beograd.
Në reagimin e tij, Elezi ka kritikuar BDI-në për retorikën e saj mbi patriotizmin dhe drejtësinë, duke vënë në pikëpyetje qëndrimet e saj lidhur me provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe dhe Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat.
“Familjarët e Ali Ahmetit kanë qenë aksionarët e parë e bashkëpronarë në ‘Alta Bankën’ e Serbisë, ortakë historikë dhe miq të ngushtë të regjimit të Vuçiqit”, ka pretenduar Elezi.
Ai ka theksuar se, sipas tij, për të vlerësuar qëndrimet politike të sotme duhet të rikujtohen edhe marrëdhëniet dhe veprimet e së kaluarës.

