Sulejmani i numëron Osmanit takimet me serbë e rusë: “Ende ka dyshime?”

2 Min. Leximi

Zëvendësministri i Arsimit, Driton Sulejmani, ka reaguar me ironi ndaj Bujar Osmanit lidhur me takimet e këtij të fundit me zyrtarë serbë dhe rusë gjatë kohës kur ishte ministër i Punëve të Jashtme. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sulejmani ka renditur disa nga takimet dhe kontaktet e Osmanit, si dhe vizitën e ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov, në Shkup në nëntor të vitit 2023.

 

“PYETJE PËR CHATGPT:

Sa takime mbajti Bujar Osmani me zyrtarë serbë dhe rusë gjatë mandatit të tij si ministër i Punëve të Jashtme?

 

PËRGJIGJE E CHATGPT:

 

1. Takime me zyrtarë serbë

– 18.02.2021 Aleksandar Vučić, president, Beograd

– 18.02.2021 Nikola Selaković, ministër i Jashtëm, Beograd

– 18.02.2021 Ivica Dačić, kryetar i Kuvendit, Beograd

– 25.02.2022 Nikola Selaković, ministër i Jashtëm, Shkup

– 25.05.2023 Ana Brnabić, kryeministre, Beograd

– 25.05.2023 Ivica Dačić, ministër i Jashtëm, Beograd

– 25.05.2023 Vladimir Orlić, kryetar i Kuvendit, Beograd

2. Takime me zyrtarë rusë

– 31 janar 2022: Takim me ambasadorin rus Sergej Bazdnikin, lidhur me zhvillimet në Ukrainë.

– 30 gusht 2023: Bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov, në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së.

(Ka ende, por po kaq i numëroi 😀)

 

PYETJE PËR CHATGPT:

Me cilët zyrtarë shqiptarë në Republikën e Maqedonisë së Veriut është takuar Aleksandar Vuçiq?

 

PËRGJIGJE E CHATGPT:

 

Me Ali Ahmetin dhe Bujar Osmanin.

 

Ende ka dyshime për ndikimin serb?”, ka shkruar Driton Sulejmani.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull