Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira, me kushte për reshje të lehta shiu dhe bore. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga -4 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të jenë nga 2 deri në 9 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, i shoqëruar me erë të lehtë nga drejtim i ndryshueshëm. Temperatura minimale do të zbresë deri në 2 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 7 gradë Celsius.
Sipas parashikimeve, në dy ditët e ardhshme moti do të mbetet pjesërisht me vranësira, me intervale me diell. Nga dita e enjte priten reshje të reja shiu, ndërsa në zonat malore edhe borë.

