Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, tha se ditën e votimit të qeverisë së re gazetarët nga Maqedonia e Veriut nuk e kanë patur trajtimin e duhur nga partia në pushtet, duke privilegjuar gazetarë nga Kosova dhe Shqipëria, madje duke i ulur të njëjtit në Kuvend në vendin e përfaqësuesve diplomatik.
Gashi tha se ajo për të cilën është i interesuar është që shqiptarët këtë herë të bëhen bashkë dhe ta sjellin ndryshimin.
“Për fat të keq gjatë kohë është krijuar fama se BDI-ja nuk fitohet nuk mposhtet. Kjo është gabim. Gjithmonë votuesi shqiptar, opozitar, anti BDI ka qenë në numër më i madh se sa ai i BDI-së. Por për arsye se nuk kemi qenë të bashkuar votat janë shpërndarë dhe kështu na ka ra vlera. Nëse doni me shifra në vitin 2016 që është më eklatante si shembull opozita shqiptare gjitha partitë kanë patur 130 mijë vota dhe 10 mandate ndërsa BDI ka patur 86 mijë vota 10 mandate. Kjo flet për atë se sa është i dëmshëm dalja në më shumë lista dhe çfarë është me rëndësi kësaj here, për herë të parë gjithë subjektet opozitare bëhemi bashkë, po i ftojmë gjithë të tjerët dhe ta sjellim ndryshimin”, deklaroi Gashi.