NetPress ka mësuar identitetin e personave të arrestuar, si dhe të atyre tek të cilët janë kryer dhe po kryhen kontrolle në kuadër të aksionit policor kundër shmangies së taksave. Të dyshuarit pritet që gjatë ditës së nesërme të nxirren para gjyqtarit të procedurës paraprake.
Sipas burimeve nga hetimi, për një pjesë të tyre mund të caktohet masa e paraburgimit dhe këto janë emrat sipas Netpress.
A.Shutov
A.Markov
E.Markova
A.Debnikov
Xh.Mustafa
K.Ismaili
R.Elezi
M.Markoviq (Serbi)
Ndërkaq, masa kujdesi janë shqiptuar ndaj nëntë personave tjerë. Sipas të njëjtave burime, të gjithë personat e përmendur janë të punësuar në Drejtorinë e të Ardhurave Publike (DAP) në Shkup.
Më herët gjatë ditës, NetPress raportoi se mbi dhjetë persona janë ndaluar në një aksion të gjerë policor që po zhvillohet në disa lokacione në mbarë vendin, i cili ka për qëllim sigurimin e provave për shmangie serioze të taksave.
“Nën udhëheqjen e një prokurori publik nga Prokuroria Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, hetuesit, me asistencën e zyrtarëve policorë të MPB-së, po kryejnë kontrolle në disa lokacione në vend dhe po sigurojnë persona të dyshuar për bashkim kriminal, pastrim parash, mashtrim tatimor dhe shmangie tatimore në përmasa të mëdha”, kanë konfirmuar nga Prokuroria, duke paralajmëruar informacione shtesë.(INA)

