FC Shkupi zyrtarizon Ferid Veselin si trajner kondicional

1 Min. Leximi

FC Shkupi ka zyrtarizuar angazhimin e Ferid Veselit si trajner kondicional në stafin teknik të drejtuar nga Erkan Murseli. Veseli është emër i njohur për klubin dhe prej vitesh ka qenë pjesë e ekipit, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në përgatitjen fizike të futbollistëve.

Ai është i licencuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, çka konfirmon profesionalizmin dhe seriozitetin e tij. Angazhimi i Veselit shihet si hap drejt forcimit të stabilitetit dhe përmirësimit të përgatitjes fizike të skuadrës.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull