Gonzalo Garcia ka pasur ndeshjen më të mirë deri tash në karrierë për Real Madridin.

21-vjeçari shënoi tre gola në fitoren 5-1 të Mbretërve ndaj Real Betisit në javën e 18-të të La Ligës.
Dy golat e tjerë për Realin i shënuan Raul Asencio dhe Fran Garcia.
Në anën tjetër, golin e nderit për Bardh e Gjelbrit e realizoi Cucho Hernandez.
Me këtë fitore, Reali numëron 45 pikë në vendin e dytë, katër më pak se Barcelona që mban vendin e parë.


