Katër persona janë ndaluar nga policia pas kontrollit në Klinikën e Onkologjisë. Alsat mëson se bëhet fjalë për ish drejtorin N. V. dhe drejtorin ekonomik N. N.
Në kërkim janë edhe tre të tjerë. Prokuroria gjatë ditës do të del me njoftimin se për çfarë vepra ngarkohen personat në fjalë.
Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se Klinika e Onkologjisë funksionon normalisht me ekzaminime dhe terapi të rregullta për pacientët
“Ministria e Shëndetësisë bën me dije se Klinika Universitare për Onkologji dhe Radioterapi po funksionon normalisht, aktualisht janë duke u bërë ekzaminime të rregullta, pacientëve u jepen terapi dhe trajtime të vazhdueshme. Lidhur me hetimet në vazhdim dhe informacionet nga mëngjesi i sotëm, Ju lutemi të kontaktoni institucionet kompetente”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.