Myftiu i Kumanovës, Abedin ef. Imeri, ka shprehur falënderimet e tij të sinqerta ndaj Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi, për pritjen e ngrohtë dhe mikpritjen e treguar gjatë vizitës së realizuar.
Në mesazhin e tij, Myftiu Imeri vlerëson lart gatishmërinë dhe përkushtimin e Kryeparlamentarit, duke i uruar suksese të mëtejme në ushtrimin e detyrës së tij fisnike në shërbim të vendit dhe të qytetarëve.
Falënderimet janë shprehur në emër të Myftinisë së Kumanovës dhe të Bashkësisë Fetare Islame, ndërsa mesazhi mban edhe nënshkrimin e Drejtorit për Lindjen e Mesme pranë BFI-së, Ismet ef. Ademi.

