Keshilltari i koalicionit VLEN për Qytetin e Shkupit, Zekirija Berisha ka njoftuar se së bashku em këshilltareët tjerë në qytet, kanë takuar kryetarin e Sarajit, Muhamed Elmazin.
“Sot patëm nderin të zhvillojmë një takim të frytshëm me kryetarin e Komunës së Sarajit, z. Muhamed Elmazi. Diskutuam për projektet aktuale dhe mundësitë e bashkëpunimit që do të sjellin zhvillim dhe përmirësim për komunat tona.
Faleminderit kryetarit për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim!”, ka shkruar Berisha.
Berisha: Takim i frytshëm me kryetarin Elmazi për bashkëpunim ndërkomunal

Ndani këtë artikull
