Kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti ka njoftuar se ka pritur ne takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë z. Fatih Ulusoy, përcjell Alfax.mk
Në takim, është biseduar për marrëdhëniet e miqësisë mes dy popujve si dhe thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Ishte kënaqësi të mirëpres Ambasadorin e Republikës së Turqisë z. Fatih Ulusoy, i cili erdhi për të shprehur urimet e tij me rastin e marrjes së detyrës si kryetar i Komunës së Çairit.
Gjatë bisedës u vlerësuan marrëdhëniet tradicionale të miqësisë ndërmjet popullit tonë dhe Republikës së Turqisë, si dhe bashkëpunimi i gjatë në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët. Ambasadorit i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që vendi i tij ka ofruar ndër vite, me theks të veçantë në projekte që kanë ndihmuar zhvillimin e komunitetit tonë.
Theksova angazhimin tim për të ndërtuar një administratë efikase dhe bashkëpunuese, e cila do të forcojë partneritetet ekzistuese dhe do të hapë rrugë të reja për zhvillimin e Çairit. Ambasadori u shpreh i gatshëm për të vazhduar mbështetjen dhe për të thelluar bashkëpunimin institucional.
Takimi u zhvillua në atmosferë respekti të ndërsjellë dhe vullneti për bashkëpunim, në shërbim të qytetarëve tanë dhe të vizionit zhvillimor për Çairin”, ka shkruar Mexhiti.
Ambasadori turk Ulusoy uron Mexhitin për detyrën dhe premton mbështetje të mëtejshme

Ndani këtë artikull
