“Foto mes Naimit dhe gruas së Kanunit!”/ Çka kishte deklaruar babai i Naim Murselit në Polici, pas vrasjes së Liridonës?

3 Min. Leximi

Në gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca për vrasjen e Liridona Ademaj, ku dhe ka nisur leximi i deklaratës së dhënë në organet e rendit nga babai i të akuzuarit Naim Murseli, Shaban Murseli.

Vlen të ceket, se dëshmia e lexuar nga gjykatësja e rastit, është e datës 6 dhjetor 2023.

“E kam thirr gruan time dhe e kam pyetur se çfarë ka ndodh, dhe i kam tregu. Pastaj, pas pak jemi bërë së bashku me gruan time, Sanijen, vëllanë Asllanin dhe gruan Fatmiren, djalin Mërgimin, dhe jemi nis me veturë, ku kemi udhëtuar për Kosovë rreth 40 orë, dhe kemi mbërri me datë 01.12.2023, në ora 06:00 të mëngjesit, në shtëpi në fshat. Kemi takuar të gjithë familjen. Nuk kam mundur të pyes askënd rreth rastit meqenëse ishim shumë të zënë me procedurat e varrimit dhe rreth pritjes së njerëzve”, citon Shaban Murselin, gjykatësja.

“Pastaj, pas varrimit, diku rreth orës 16:30, kanë ardhë disa vetura të Policisë në oborrin tonë, ku e kanë Naimin për Prishtinë. Ndërsa gjatë bastisjes së shtëpisë, nga Policia, njëri nga hetuesit e Prishtinës, më ka nda vetëm në një dhomë, ku ma ka komunikuar rastin dhe më ka njoftuar se Naimi është i përfshirë në vrasje dhe është i arrestuar. Nga ky njoftim, kemi qenë të gjithë të tronditur shumë, dhe nga kjo nuk kemi ditur çfarë të bëjmë ”, thuhej në deklaratën e babai të Naimit më 6 dhjetor 2023.

Pyetje nga ana e Policisë: A keni mundur të na tregoni pse Naimi është kthyer për të jetuar në Kosovë?

Përgjigja e Shaban Murselit në atë kohë: Arsyeja kryesore ka qenë punë biznesi, meqenëse Naimi ka hapur një kompani ‘Kërko.com’, dhe sipas tij ka qasje më të lehta për të punuar në Kosovë.

Gjatë leximit të deklaratës nga gjyqtarja, Shaban Murseli kishte sqaruar një situatë të mëhershme që lidhet me një konflikt brenda familjes.

“Unë përveç një problemi që e ka pas Naimi me djalin e hallës së vet Kanunit, gjegjësisht me gruan e tij, Biondinen…është një foto ku shihen afër, por jo intime me gruan e tij Ata janë marrë (Liridona me Naimin) vesh që kjo të mbyllet me kaq. Nuk kam idenë pse mund ta ketë kryer aktin”, kishte deklaruar ai.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull