Tetova pret Koncertin Festiv të Nëntorit nga Ansambli Muzikor

1 Min. Leximi

Ansambli Muzikor – Tetovë ka njoftuar se më 19 nëntor 2025, në ora 20:00, në Pallatin e Kulturës “Ilio Anteski Smok” – Tetovë, do të mbahet Koncerti Festiv kushtuar Festave të Nëntorit, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të këtij sezoni në qytet.

Mbrëmja do të zhvillohet nën dirigjimin e Premtim Etemit dhe Agona Çupit, ndërsa në skenë do të ngjiten solistët:

Jetmir Rexhepi – tenor

Rozafa Etemi – soprano

Ismet Vejseli – tenor

Koncerti do të shoqërohet nga interpretimi i Orkestrës Simfonike dhe Korit të Ansamblit Muzikor – Tetovë, të cilët do të prezantojnë vepra të kompozitorëve të njohur shqiptarë. Programi pritet të sjellë solemnitet, emocion dhe vlera të spikatura artistike që nderojnë historinë dhe identitetin kombëtar.

Drejtori i Ansamblit, Blerim Qamili, theksoi rëndësinë e këtij organizimi, duke e cilësuar procesin e përgatitjeve si “një udhëtim të bukur artistik, të mbushur me energji krijuese, respekt të ndërsjellë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm.”
Ai shtoi se “çdo ditë prove ka dëshmuar profesionalizmin e muzikantëve, frymën e bashkëpunimit dhe pasionin e tyre për artin.”

Koncerti pritet të sjellë një atmosferë festive dhe të tërheqë një publik të gjerë artdashës.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull