Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, zhvilloi një takim produktiv me Drejtorin e GIZ për Maqedoninë e Veriut, David Oberhuber.
Në qendër të bisedës ishin mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në fusha me rëndësi për zhvillimin demokratik, social dhe institucional të vendit.



Gjatë takimit u theksua nevoja për një qasje proaktive dhe të bashkërenduar në zbatimin e Agjendës Reformuese.
Gashi shprehu mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të GIZ-it ndaj institucioneve vendore dhe theksoi gatishmërinë për konkretizimin e projekteve që forcojnë sigurinë, arsimin dhe qeverisjen e mirë.

