Duke përdorur 3SHI.NET, ju pranoni Politikën e privatësisë dhe Kushtet e përdorimit.
Pranoje
3SHI.NET3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
3SHI.NET3SHI.NET
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Кërko
  • Ballina
  • Bota dhe Rajoni
  • Arsim
  • Ekonomi
  • Intervista
  • Kuriozitet
  • Kulturë
  • Politikë
  • Argëtim
  • Sport
  • Teknologji
Na ndiqni
Bota dhe Rajoni

Çmimet e apartamenteve te kullat në Tiranë arrijnë 10 mijë euro/m2

Përditësimi i fundit: 2025/04/28 at 11:58 AM
Publikuar April 28, 2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Vitet e fundit, Tirana po përjeton një transformim të thellë urban me një bum ndërtimesh, ku vëmendja është zhvendosur te zhvillimi i kullave shumëkatëshe.

Tashmë, jo vetëm zona si ish-Blloku apo pranë qendrës historike e kryeqytetit, por edhe prona shtetërore te Komuna e Parisit, fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit dhe godina publike të transferuara si ish Agjencia Telegrafike e Lajmeve (ATSH) apo zona afër Liqenit Artificial pritet të shndërrohen në kantierë ndërtimi për struktura që do të arrijnë deri në 40 kate.

- Reklamim -

Sipas agjencive imobiliare, çmimet e shitjes së apartamenteve në një prej projekteve luksoze që pritet të nisë, në zonën pranë Liqenit Artificial, kanë arritur në 10,000 euro për metër katror, një rekord absolut për tregun shqiptar.

Sipas zhvilluesve të kontaktuar nga Monitor, çmimet reflektojnë standardin e lartë të këtyre njësive, të cilat janë të destinuara për një grup shumë të përzgjedhur blerësish elitë, si investitorë të huaj dhe individë me potencial të fortë ekonomik në tregun global.

Sipas tyre apartamentet në këto kulla nuk janë më thjesht njësi banimi, por janë konceptuar si suita rezidenciale, ambiente të mëdha dhe të sofistikuara, të projektuara me arkitekturë moderne, dhe materiale ndërtimi të klasit të parë.

Këto projekte ofrojnë jo vetëm pamje panoramike dhe teknologji moderne ndërtimi, siguri të lartë kundër fatkeqësive natyrore, por edhe shërbime “premium”, përfshirë brande të hotelerisë më të njohur në Europë, dyqane moderne për tregtimin e mallrave dhe veshjeve luksoze, si ashensorë të dedikuar për emergjenca zjarri, lartësi kati deri në 4 metra, dhe hapësira të përbashkëta të llogaritura me standarde ndërkombëtare.

Përshpejtim i trendit të rritjes së çmimeve

Rritja e çmimeve të rezidencave në kulla ka qenë progresive. Para çmimit të shitjes prej 10,000 euro për metër katror, më i lartë për shitje në kryeqytet, në fazat e para të zhvillimit të kullave u shënuan në vitet 2022-2023.

Te kulla “Book Building” pas Sahatit të Tiranës, në vitet 2022–2023, apartamentet u shitën me çmime që nisnin nga 5,000 euro për metër katror sipas të dhënave të zyrës së shitjes për Monitor.

Te objekti pranë Presidencës, çmimet fillestare varionin nga 4,000 deri në 4,800 euro për metër katror.

Te “Rainbow Center” (një godinë 7-katëshe, ku dy katet e para të saj funksionojnë si qendra tregtare), në ish-Bllok, çmimet arritën në 5,000 euro për metër katror.

Te “Eyes of Tirana”, në fazën e parë të ndërtimit, çmimet për rezidencat u shitën mbi 3,500 euro për metër katror, ndërsa për ambientet komerciale mbi 6,000 euro -8, 000 euro për metër katror.

Sipas të dhënave për vitin 2025, ndër zonat më të shtrenjta mbetet rruga “Brigada”, në zonën e ish Bllokut, ku çmimi i apartamenteve shkon në 5,000 euro për metër katror, për një nga objektet që është në fazë zhvillimi.

Si krahasohet Tirana me kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor?

Për shitjen e pronave luksoze, tashmë Tirana ka kaluar çmimet mesatare të kryeqytetit kryesor të Ballkanit Perëndimor, duke u krahasuar vetëm me transaksione të rralla në rajon. Në Beograd është regjistruar një shitje rekord prej 11,811 euro për metër katror sipas raportit “Çmimet e pasurive të paluajtshme në Serbi 2025: Parashikimet”. Raporti evidenton se qendra historike e Beogradit mbetet zona më e shtrenjtë, me çmime mesatare për metër katror në zhvillimet e reja arriti në 3,941 euro, ndërsa mesatarja për ndërtesat e vjetra ishte 3,349 euro.

Ndërsa në Kroaci vetëm në rezidencat luksoze bregdetare çmimet shkojnë deri në 8,000 euro për metër katror sipas Stela Dhami nga “Colliers International Albania”.

Në Malin e Zi, çmimet para krizës financiare dhe luftës në Ukrainë arritën edhe në 10,000 euro për metër katror, por më pas ranë ndjeshëm me humbjen e tregut rus. Aktualisht, çmimet janë ulur në 5,000–7,000 euro për metër katror.

“Çmimet e tregut reflektojnë kërkesën, zhvillimin ekonomik dhe fuqinë blerëse. Shqipëria, krahas Bosnjës, ofronte tradicionalisht çmime më të përballueshme, por në Tiranë po shohim një përjashtim për shkak të kërkesës së përqendruar në projekte elitare”, nënvizon zonja Dhami.

A po largohet Tirana nga realiteti i tregut vendas?

Ekspertët e tregut të real estate-it vënë në dukje se ky nivel çmimesh në një treg me të ardhura mesatare ende më të ulëta se rajoni hap diskutime të vlefshme mbi përballueshmërinë për blerësit vendas dhe mbi potencialin për të orientuar zhvillimin urban në mënyra që të përfitojnë nga kërkesa e re dhe dinamika të reja të tregut.

Me ndërtime luksoze që shkojnë përtej funksionit të banimit, Tirana duket se po përqendrohet në zhvillime të nivelit super të lartë, me fokus te blerësit elitarë dhe investitorët e huaj, ndërsa kërkesa për strehim po arrin të plotësohet vetëm te zonat periferike.

Çmimet e shitjes në disa prej zonave periferike nga Paskuqani në Shkozë variojnë nga 900 deri 1,400 euro për metër katror.

Prej 3-4 vitesh, sipas agjentëve të tregut real estate, banesat brenda zonës së verdhë të ndërtimit ofrohen me çmime shitje mbi 1,500 euro për metër katror.

Ndërsa në zonat e qendrës dhe brenda Unazës së Vogël nuk gjen më apartamente me çmime nën 2,000 euro për metër katror.

Po ashtu sipas Indeksi Fischer i përllogaritur nga Banka e Shqipërisë vlerëson se çmimet e banesave iu kthyen rritjes së shpejtë në gjashtëmujorin e dytë të 2024-s.

Indeksi Fischer tregoi që çmimi mesatar i banesave të shitura gjatë periudhës u rrit me 23,6% në krahasim me gjashtëmujorin e kaluar, dhe me 44,5% në krahasim me një vit më parë.

Gjatë gjashtëmujorit të dytë të viti 2024, rreth 18% të banesave të shitura janë raportuar të blera nga shtetas jorezidentë.

Nga këta, rreth 77% rezultojnë shtetas të vendeve të BE-së. Në tërësi, pesha e transaksioneve në të cilat blerësit janë jorezidentë ka shfaqur një prirje në rritje gjatë 5 viteve të fundit. /MONITOR

TOP Lajmet

Zëvendësministrja e Sportit merr pjesë në Turneun e Dhjetë Memorial të Shahut në nder të Fadil Nimanit – Komandant Tigrit
Lajme
SELA: KTHEHUNI NË SHPI
Lajme
Mickoski thumbon Taravarin: Do të vijë dita kur do të takohemi sërish, kur të përpiqet të hyjë përsëri në koalicion me ne
Lajme Politikë
Sali-Taravarit: As votuesi, as anëtarësia nuk të besojnë më në teatrin tënd, je me Aliun dhe BDI-në!
Lajme Politikë
Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve
Bota dhe Rajoni
Halil Snopçe: Problemi i VLEN-it nuk është BDI-ja, por Aleanca për Shqiptarët
Lajme
ETIKETUAR: toplajm
3shi.net 28 Prill, 2025 April 28, 2025
Artikulli i mëparshëm Latifi: Është hapur tenderi ndërkombëtar për ndërtimin e interkoneksionit prej 400 kV mes Maqedonisë dhe Shqipërisë, pritet të kushtojë 17 milionë €
Artikulli tjetër Dy vëllezër akuzohen për vrasje dhe tentim vrasje në Haraçinë

Na ndiqni

Ndiqni 3SHI.NET në rrjetet sociale
Facebook Pëlqeje
Twitter Ndiqe
Instagram Ndiqe
Youtube Abonohu
newsletter featurednewsletter featured

Buletini javor

Abonohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!

    Lajme popullore
    Bota dhe Rajoni

    Putin: Izraeli po bën shkatërrim total të popullsisë civile në Gaza

    3shi.net June 6, 2024
    Harvardi organizon panelin mbi gjeopolitikën e gjeoekonominë e Ballkanit
    Taravari për LAJM: Sapo e shkarkova drejtorin e Spitalit të Kumanovës
    Mickoski me qëndrim të pandryshuar, VMRO-DPMNE nuk do të votojë për qeveri teknike
    Artan Grubi: Ne kemi ftyrë
    - Reklamim -
    Ad imageAd image

    Ju gjithashtu mund të pëlqeni

    Lajme

    Zëvendësministrja e Sportit merr pjesë në Turneun e Dhjetë Memorial të Shahut në nder të Fadil Nimanit – Komandant Tigrit

    May 18, 2025
    Lajme

    SELA: KTHEHUNI NË SHPI

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Mickoski thumbon Taravarin: Do të vijë dita kur do të takohemi sërish, kur të përpiqet të hyjë përsëri në koalicion me ne

    May 18, 2025
    LajmePolitikë

    Sali-Taravarit: As votuesi, as anëtarësia nuk të besojnë më në teatrin tënd, je me Aliun dhe BDI-në!

    May 18, 2025
    Bota dhe Rajoni

    Ngërçi në Kuvend, partitë s’lëvizin nga pozicionet-opsion shihet ndërhyrja e ndërkombëtarëve

    May 18, 2025
    Lajme

    Halil Snopçe: Problemi i VLEN-it nuk është BDI-ja, por Aleanca për Shqiptarët

    May 18, 2025

    Kategoritë

    • Bota dhe Rajoni
    • Arsim
    • Ekonomi
    • Intervista
    • Kuriozitet
    • Kultur
    • Politikë
    • Shëndeti
    • Sport
    • Teknologji

    3SHI.NET

    Ne ndikojmë mbi 10 milionë vizitorë dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të biznesit dhe teknologjisë në Maqedoni,Kosovë dhe Shqipëri.
    Lidhje e shpejtë
    • Ballina
    • Faqeshënuesi imE Re
    • Identifikohu
    • Regjistrohu
    • Na Kontaktoni
    Kategoritë kryesore
    • Bota dhe Rajoni
    • Sport
    • Argëtim
    • Ekonomi
    • Arsim

    Abonohu në 3SHI.NET

      © 3SHI.NET. All Rights Reserved.
      adbanner
      AdBlock u zbulua
      Faqja jonë është një faqe e mbështetur nga reklamat. Ju lutemi në listën e bardhë për të mbështetur faqen tonë.
      Në rregull, do të vendos në listën e bardhë
      Mirëse u ktheve!

      Hyni në llogarinë tuaj

      Keni humbur fjalëkalimin tuaj?