Rama: Nga janari pensionet do rriten çdo muaj

1 Min. Leximi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha përmes një videomesazhi në rrjetet sociale se, duke nisur nga janari i këtij viti pensionet do rriten çdo muaj përtej indeksimit vjetor.

Rama bëri me dije se qeveria miratoi një natë më parë projektbuxhetin 2026, ndërsa theksoi se ky mandat do të jetë ai i rritjes së pensioneve duke e çuar pensionin e plotë në 400 mijë lekë të vjetra deri në fund të mandatit.

“Kjo është pjesa më e vështirë e politikës financiare për një shtet, por tani që jemi një vend me një ekonomi të qëndrueshme që rritet çdo vit do bëjmë atë që premtuam të rrisim vit pas viti pensionet. Kështu pensionistët tanë, nga janari do kenë një rritje muaj për muaj përmbi indeksimin e përvitshëm.

Në fund të mandatit pensioni mesatar urban shkon 40 mijë leke nga 27 mije leke qe është sot, pensioni urban i pjesshëm 22 mijë lekë nga 15 mije leke qe është aktualisht, pensioni rural shkon 18 mije leke nga 11.5 mije lekë që është sot, pensioni familjar shkon 18 mijë nga 11 mije leke qe është sot”, tha Rama.

TOP Lajmet

Ndani këtë artikull