Halil Kamberi është shpallur fajtor në procesin gjyqësor që lidhet me sulmin ndaj EULEX-it, rast për të cilin Gazeta Sinjali ka raportuar edhe më herët.
Gjykata ka shqiptuar ndaj Kamberit dënim prej gjashtë muajsh burgim, raporton Gazeta Sinjali nga Pallati i Drejtësisë.
Me pëlqimin e të pandehurit, dënimi prej gjashtë muajsh burgim do t’i zëvendësohet me dënim me gjobë në shumën prej 3 mijë e 600 eurosh.
Kamberi ishte përballur me proces gjyqësor lidhur me ngjarjen ku ishte sulmuar EULEX-i, ndërsa sot ndaj tij është shpallur aktgjykimi.
Gjykata e ka shpallur fajtor dhe ka përcaktuar dënimin, i cili, pas pëlqimit të Kamberit, do të ekzekutohet në formën e gjobës.

