Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka falënderuar votuesit që kanë kontribuar në fitoren e VLEN-it.
“Faleminderime të përzemërta për secilin që ka kontribuar në këtë fitore kaq bindëse të VLEN-it.
Këto zgjedhje dëshmuan suksesin, përkushtimin dhe punën disa mujore në projekte konkrete për qytetarët tanë.
Fitorja është e përbashkët , e çdo aktivisti, çdo votuesi dhe çdo njërit që besoi ndryshimin.
Na priftë e mbara në rrugëtimin që IA VLEN!”, ka shkruar deputeti Sali.
Bekim Sali: Fitorja është e përbashkët, e çdo aktivisti, çdo votuesi dhe çdo njërit që besoi ndryshimin

Ndani këtë artikull
