Zgjedhjet e tetë lokale në Maqedoninë e Veriut, që do të mbahen të dielën, do të monitorohen nga gjithsej 1.451 vëzhgues vendorë dhe të huaj, njofton Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ). Janë akredituar 807 vëzhgues vendorë dhe 644 të huaj, ndërsa për ndjekjen e procesit zgjedhor janë regjistruar edhe 12 gazetarë të huaj.
Ndër organizatat vendore me numrin më të madh të vëzhguesve është Shoqata për zhvillim të inovacioneve shoqërore “Wake Up” – Shkup, me 549 vëzhgues. Gjithashtu, zgjedhjet do të monitorohen nga:
MKC-Bitola me 23 vëzhgues,
LAG Agro Lider-Krivogashtani me 5,
Interaktiv Bitola me 8,
Romalitiko-Skopje me 10,
Shoqata për zhvillim shoqëror “Za Tetovo” me 5,
Këshilli Kombëtar për Barazi Gjinore me 25,
Klubi sportiv “KAB Struga” me 16,
Eurothink – Qendra për Strategji Evropiane me 4,
Qendra Civile për Liri – Shkup (CIVIL) me 60,
Tri Si Konsalting – Shkup me 6,
Instituti për Strategji Ekonomike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare – Ohër me 27,
Rrjeti Kombëtar “Gratë për Gratë” me 20,
Qendra Kombëtare Rome – Kumanovë me 2,
Democracy Lab – Tetovë me 4,
Qendra për Hulumtime Strategjike dhe Analiza – Bitolë (CSIA) me 1,
Shoqata “Inkluziva” me 11,
Instituti për Ndryshim Social (INSOK) me 10,
dhe Shoqata për të Drejta dhe Humanitet “Integra Now” me 10 vëzhgues.
Sipas të dhënave nga faqja zyrtare e KSHZ-së, numrin më të madh të vëzhguesve ndërkombëtarë e ka ODIHR – Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut, me 524 vëzhgues. Më pas vijnë:
Ambasada e SHBA-së në Shkup me 30,
Parlamenti Evropian me 12,
Ambasada Britanike në Shkup me 11,
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Kroacisë me 2,
Ambasada Hungareze me 8,
Qendra për Zhvillim, Reforma dhe Trajnime të Sistemeve Zgjedhore të Gjeorgjisë me 2,
Ambasada e Sllovakisë me 1,
Komisioni Qendror Zgjedhor i Ukrainës me 1,
Fondacioni Ndërkombëtar për Sisteme Zgjedhore (IFES) – dega në RMV me 7,
Ambasada e Francës me 9,
Ambasada e Mbretërisë së Holandës me 10,
Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim – Francë me 1,
Këshilli i Lartë Zgjedhor i Republikës së Turqisë me 2,
Ambasada e Zvicrës me 3,
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Moldavisë me 2,
Ambasada e Republikës së Shqipërisë me 4,
Ambasada e Turqisë me 1,
Ambasada e Kosovës me 3,
Qendra e Trajnimit e Moldavisë me 1,
dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës me 10 vëzhgues.