Sonte në Tetovë, zemra e shqiptarëve do të rrahë më fuqishëm se kurrë më parë! Në prag të 19 tetorit historik, ftojmë gjithë shqiptarët nga Likova e deri në Strugë, të bashkohen në tubimin më madhështor që ka parë ndonjëherë Tetova, ku me NJË ZË do ta vulosim fitoren e madhe të koalicionit VLEN dhe të kryetarit të ndryshimit, Bilall Kasami!
Gjatë tre javëve të fushatës, kudo ku kemi shkelur, në çdo shesh, çdo fshat e çdo rrugë, është ndier fuqia e popullit që zgjohet. Nga rinia e Likovës deri te intelektualët e Strugës, nga gratë e guximshme të Haraçinës deri te zemrat punëtore të Kërçovës, kudo një thirrje e vetme kumbon: Mjaft me mashtrime, mjaft me korrupsion, është koha për VLEN!
Kjo fushatë ka qenë shembull i politikës së kulturës dhe dinjitetit, ku fjala ka qenë armë, argumenti ka qenë forcë, e populli frymë. Falënderim i përzemërt për çdo aktivist, çdo të ri e çdo të re që me përkushtim e dashuri kanë bërë që zëri i VLEN të dëgjohet në çdo cep të vendit.
Pamjet e qytetarëve që mbushin sheshet janë dëshmia më e qartë se shqiptarët janë zgjuar, janë ngritur dhe më 19 tetor do të flasin NJË ZË!
Tetova sot nuk është vetëm qytet, është simbol i fitores, i bashkimit dhe i shpresës! Sepse kjo betejë nuk është vetëm për pushtet, por për dinjitet, për drejtësi dhe për të ardhmen që na takon.
Sonte në Tetovë të gjithë bashkë, NJË ZË për fitoren që VLEN! 19 tetori, dita kur shqiptarët e kthejnë fuqinë te vetja!
