MPB: E garantojmë plotësisht sigurinë e qytetarëve për zhvillimin e “Zgjedhjeve Lokale 2025” të lira dhe demokratike

1 Min. Leximi

Ministria e Punëve të Brendshme, në prag të “Zgjedhjeve Lokale 2025”, po ndërmerr vazhdimisht masa dhe aktivitete brenda kompetencave të saj, me qëllim që procesi zgjedhor të zhvillohet pa pengesa dhe në mënyrë të sigurt.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

“Sipas vlerësimeve dhe planeve të hartuara, në ditën e zgjedhjeve, oficerët e policisë do të jenë të pranishëm pranë vendvotimeve dhe në pikat kryesore të trafikut, për të rritur efikasitetin dhe për të zbuluar në kohë të mundshme shkelje të rendit dhe qetësisë publike. Siguria e qytetarëve do të garantohet përmes mjeteve standarde tekniko-materiale, ekipeve mobile dhe pikave të kontrollit, ndërsa do të përdoret edhe teknologji moderne – dronë për mbikëqyrje ajrore, me qëllim reagimin më të shpejtë dhe ndërmarrjen e masave përkatëse në rast incidentesh”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

MPB u bën apel të gjithë qytetarëve dhe partive politike që të kontribuojnë për një atmosferë të qetë dhe demokratike, të respektojnë udhëzimet e oficerëve të policisë dhe të përmbahen nga çdo veprim që mund të prishë procesin zgjedhor.

REKLAMIM I PAGUAR POLITIK

Gjatë ditës së zgjedhjeve, MPB do ta informojë publikun rregullisht për rrjedhën e procesit zgjedhor.

TOP Lajmet

ETIKETUAR:
Ndani këtë artikull